Hipokritja

Mbaj mend isha 6-7 vjeç.Motra ime ishte ne gjimnaz dhe nxenese me nota shume te mira.Kishte nje “shoqe” te veten qe pa pike turpi vinte dhe merrte tere ushtrimet dhe detyrat nga motra ime dhe te nesermen bente si e para e klases ne mesim.Motres sime nuk i vinte mire por nuk ndihej se i vinte zor.

Ma shpifte ajo sa here qe vinte,ne fytyre i ravijezohej nje buzeqeshje e shpifur.Nje dite te bukur, perfitoj nga momenti qe motra futet ne dhome dhe e mbyll me çeles.E dija se pas pak do te vinte shoqja e saj, e kisha mesuar oren tashme.

Motra fillon me bertet dhe me thote se do ma punonte mire pasi te dilja ,ndersa une se prisha terezine hiç po qesha dhe vazhdova rrugen time.

Shoqja erdhi si perfundim dhe filloi te bente ate ngerdheshjen e shpifur.Une pa ma bere syri terr i them: He moj ti erdhe serish per te marre detyrat e gatshme?

Ajo u skuq,zverdh , nxi ne fytyre pastaj duke qeshur me zor me thote: Ua ç’jane keto fjale.

Une: he he mos bej sikur ke ardh per gje tjeter, por kam nje lajm te keq motra nuk eshte ketu ka ikur nga gjyshja sot dhe nuk vjen.Taksirat e ke ti besh detyrat vete sot.

Ajo me pa tere inat dhe u largua.

Rezultati? Qe prej asaj dite rame rehat:)

No Comments Yet

No comments yet.

Comments RSS TrackBack Identifier URI

Leave a comment